SHËRBIMET


Rimbursim TVSH-je nga Evropa për kompanitë në Maqedoni

A keni nevojë për rimbursim të TVSH-së nga vendet e huaja?
A jeni një kompani transporti që merret me transport ndërkombëtar dhe paguani taksa rrugore dhe derivate?

EUROVAT PRO SHPKNJP bën rimbursimin e TVSH-së për të gjitha kompanitë nga Maqedonia që kanë të drejtë të rimbursojnë tatimin nga vendet përkatëse në Evropë ku shfrytëzojnë shërbime konkrete.

Kompanitë që merren me transport ndërkombëtar mallrash dhe pasagjerësh kanë të drejtë të rimbursojnë TVSH-në nga të gjitha vendet me të cilat Maqedonia ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi, si më poshtë vijon:

Serbi Bullgari Slloveni Holandë Luksemburg Angli Austri Francë Danimarkë Suedi Itali Poloni Belgjikë Gjermani

Ne i përgatisim të gjitha dokumentet e nevojshme për rimbursim të TVSH-së

Ne bëjmë korrigjimin e dokumentacionit jo të plotë (faturat jo të rregullta)

Ne aplikojmë për rimbursimin e TVSH-së në afatin e duhur.

Ne kemi komunikim të drejtëpërdrejtë me zyrat tatimore në çdo vend.

 

Rimbursim TVSH-je nga Maqedonia për kompanitë në Evropë

EUROVAT PRO SHPKNJP bën rimbursimin e TVSH-së për të gjitha kompanitë në Evropë që kanë nevojë dhe të drejtë rimbursim tatimi nga Maqedonia.

Ne kompletojmë dhe përgatisim dokumentacionin e nevojshëm për dorëzimin e tij në drejtorinë kompetente në Maqedoni;

Ne komunikojmë drejtpërdrejtë me organet kompetente për rimbursimin e mjeteve;

Ne jemi në dispozicion për ndihmë tatimore dhe konsulencë lidhur me aktivitetin.

PËRFAQËSIM TATIMOR

Keni nevojë për përfaqësues para organeve kompetente?

Ekipi i EUROVAT PRO SHPKNJP përfaqëson kompanitë në Maqedoni dhe Evropë për të fituar numër tatimor lidhur me ushtrimin e një aktiviteti konkret.
Një kompani e huaj që realizon transaksione me TVSH në vendet ku nuk është regjistruar mund të caktojë përfaqësues ose përfaqësues tatimor për të realizuar të gjitha formalitetet lidhur me deklarimin në emër të kompanisë.

RIMBURSIM TË TAKSËS RRUGORE

A keni një kompani transporti dhe kamionët Tuaj kalojnë një kohë të gjatë jashtë Maqedonisë dhe keni nevojë të rimbursoni mjetet e paguara për taksa rrugore?

Kompanitë që merren me transport ndërkombëtar kanë të drejtë të kërkojnë rimbursimin e mjeteve të paguara, proporcionalisht me kohën të cilën automjeti e ka kaluar jashtë Republikës së Maqedonisë.
EUROVAT PRO SHPKNJP ndihmon për përgatitjen e dokumenteve, bën evidentimin e saktë të kohës së kaluar jashtë Maqedonisë dhe aplikon për rimbursimin e mjeteve në kohë dhe me sukses.

KONSULENCË TATIMORE

A keni nevojë për konsulencë tatimore lidhur me biznesin Tuaj?

Ekipi i EUROVAT PRO SHPKNJP është në dispozicion për çdo lloj konsulence tatimore lidhur me aktivitetin Tuaj.

 

БАРАЊЕ ЗА СОРАБОТКА